Ndoshta, futbollistët e Egjiptit nuk arritën që të shkonin më tej dhe nuk arritën që të shënonin qoftë edhe një barazim, pa le fitore, por ata po largohen nga Rusia me një rekord të vetin! Ky rekord i takon portierit Esam El Hadari që në ndeshjen me Arabinë Saudite e dërgoi në histori rekordin e portierit Farid Mondragon, duke u bërë kështu lojtari me moshë më të madhe që ka luajtur në një kampionat botëror.
Në ndeshjen e Egjiptit me Arabinë Saudite, ai luajti saktë në moshën 45 vjeç dhe 161 ditë, ndërkohë që Mondragoni u “dorëzua”, kur ishte 43 vjeç dhe 3 ditë.
El Hadari u shfaq në portën e përfaqësueses egjiptiane në vitin e largët 1996 dhe, deri tani, ai ka luajtur në 152 ndeshje me bluzën me emblemën kombëtare të Egjiptit, por, sidoqoftë, ndeshja me Arabinë Saudite ishe ndeshja e tij e parë në një Botëror. Një kurreshti tjetër: El Hadari, madje, është më i madh sesa tre trajnerë që marrin pjesë në kampionatin botëror të tanishëm, ai është 179 ditë më i madh sesa trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, 413 ditë – sesa trajneri i Serbisë, Mlladen Kërstajiç, dhe, madje – 1164 ditë më i madh sesa trajneri i Senegalit, Ali Sise!
Sfidanti.al