Reali për herë të parë mbas 818 ditësh para Barcelonës!

Për herë të parë mbas më shumë se dy vitesh, më saktë mbas 818 ditësh, tifozët e Realit të Madridit mund të nënqeshin në kurriz të “homologëve” të tyre të Barcelonës. “Mbretërorët” jashtë fushës së vet  mundën Selta Vigon 1-3, kurse barcelonasit kampionë pësuan një humbje të hidhur (1-0) nga Atletik Bilbao.

Reali tani ndodhet para Barcelonës në tabelën e klasifikimit të La Ligës për herë të parë që nga raundi i fundit i sezonit 2016-2017, kur “të bardhët” dolën kampionë. Po ashtu, për  herë të parë që nga sezoni 2007/08 Reali ndodhet para Barcelonës në tabelë mbas raundit të parë.

Në ndeshjen e raundit pasardhës në La Liga, Reali i Madridit do të presë në fushën e vet Valadolidin, ndërsa Barcelona do të presë Betisin.

Sfidanti.al