Reali nuk po bën dot blerje? Të hedhë një herë sytë nga … Figo!

Futbollin e luajtur e la në 2009, dhe që atëherë kanë kaluar 12 vjet. Luis Figo, gjithsesi, nuk e ka humbur aspak formën fizike edhe pse ka plot 48 “pranvera”. Ish-superylli portugez, që shkëlqeu si “galaktik” tek Reali, po ashtu tek Interi e më parë tek Sportingu i Lisbonës e Barcelona, ka hedhur foto të vetvetes në rrjetet sociale ku duket jo vetëm pa asnjë gram të tepërt në trup, por edhe në formë fizike shumë të mirë, me muskulaturë të mbajtur në gjendje të shkëlqyer. Ndoshta, presidenti i Realit, Florentino Perez, meqë po heq keq për të gjetur “galaktikë” të rinj, bën mirë të hedhë sytë tek “galaktiku” i vjetër, që sot do të ishte me parametër zero dhe nuk do të kërkonte rrogat e Mbapesë, Hazarit apo Bejlit.

Sfidanti.al