Mediumet në Angli vënë në dukje se Reali i Madridit po përgatit ofertën e fundit për një nga mesfushorët më të kërkuar të botës. “San” shkruan se klubi “mbretëror” do t’i dërgojë së shpejti ofertë Totenhemit për shërbimet e Kristian Eriksenit. Sipas gazetës, Reali është gati t’i ofrojë Totenhemit 60 milionë sterlina për futbollistin danez që së bashku me Hari Kejnin ka disa sezone që janë forca lëvizëse e ekipit londinez.
Erikseni, në fakt, ka edhe një vit nga kontrata aktuale, kështu që, nëse Totenhemi do që të fitojë para të mëdha nga ky futbollist, ai duhet ta shesë ata brenda këtyre 12 ditëve që kanë mbetur deri në fund të sezonit aktual të transferimeve.
Sfidanti.al