Ish-kampioni i UFC, Konor McGregor ka goditur me grushte një të moshuar në një “pub” të Dublinit, pasi ky i fundit ka refuzuar të pinte një gotë alkool me të. Në videon e publikuar në media, shihet teksa futet në lokal dhe nis të shpërndajë gotat për të qerasur të gjithë me uiskin të cilin e prodhon kompania në pronësinë e tij. Por pasi i moshuari e refuzon dy herë ofertën e tij, McGregor e godet me grusht në fytyrë, duke i lënë të shtangur të pranishmit e tjerë. Incidenti mësohet se është raportuar në polici nga denoncuesi, në këtë rast i moshuari 60 vjeçar e ndërsa janë dorëzuar pranë uniformave blu edhe videot e regjistruara nga kamerat e sigurisë.
Gjithsesi, pas këtij veprimi, ndaj Mekgregorit erdhi një ofendim nga boksieri irlandez, Ljuk Kiler (Luke Keeler). Ky i fundit shkruajti në Tuiter se “jam shumë i trishtuar që Konori ra kaq poshtë, bëri të njëjtën gjë ndaj një mikut tim dy vjet më parë, dhe vazhdon të bredhë rrugëve si rrugaç”. “Do të isha i lumtur t’ia tregoja vendin nëse ai do të kishte guxim për të dalë në ring kundër meje”, – vazhdoi boksieri irlandez. Mekgregori e mori në telefon patriotin e tij duke pranuar sfidën.
Sfidanti.al