Reali 40 ndeshje pa humbje, barazon Notingemin e vitit 1978

Reali i Madridi ka thyer një rekord historik në Spanjë, duke shkuar në 40 ndeshje pa humbje, pas barazimit dramatik me Seviljen, ndeshje kjo që përfundoi 3-3. Por në të njëjtën kohë, fituesit e Champions league kanë barazuar edhe rekordin e madh të skuadrës angleze Notingem Forest.

Në vitin 1978, legjenda e shuar e Premier Lige kishte shkuar pikërisht në 40 ndeshje pa humbje. “Los Blancos” do të tentojnë të thyejnë anglezët të dielën, kur do të takojnë sërish me Seviljen, këtë rradhë në një ndeshje të vështirë për kampionat.