Zinedine Zidane do të jetë rregullisht në pankinë në Pamplona për ndeshjen e Realit të Madridit ndaj Osasunës e vlefshme për javën e 18 të La Liga. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja AS, trajneri francez I kampionëve të Francës rezultoi negativ në një test me tampon të kryer pasi u vetëizolua sepse ka qenë në kontakt me një person që rezultoi pozitiv me Covid.
Zidane mori lejen e La Ligës dhe në mbrëmjen e kësaj të shtune do të jetë rregullisht në vendin e tij. Ndërkaq francezi drejtoi edhe seancën e fundit stërvitore përpara sfidës me Osasunën dhe foli edhe në konferencën për shtyp. Mësohet se Zinedine Zidane rezultoi negativ si në një test të shpejtë të kryer mëngjesin e së enjtes dhe në atë molekular të kryer pot ë enjten por në mbrëmje.
Sfidanti.al