Krahasimi i Sainz: Ferrari është si Reali, kur të troket në derë nuk ke dyshime

Carlos Sainz foli për kalimin e tij te Ferrari në Botërorin e Formula 1 dhe këtë e bën nëpëmjet një krahasimi me botën e futbollit.

‘Me të gjithë respektin dhe admirimin për McLaren që është skuadra e dytë më e mirë në histori, kur Ferrari të troket në derë nuk ke dyshimi. Ferrari është Real Madrid i Formula 1? Është një mënyrë të thëni, por McLaren është Barcelona që është një skuadër e shkëlqyer. Të dyja janë në ristrukturim në tentativë për të zbritur Mercedesin nga froni-tha Carlos Sainz për AS-janë 2skuderitë më të mira në histori dhe kur kalon nga njëra te tjetra do të thotë se po bën dicka të mirë në Formula 1.

Sigurisht, Sainz do t’i duhet të krahasohet me dy paraardhësit e tij që janë dy emra shumë të rëndësishëm, Sebastian Vettel dhe Fernando Alonso që gjithsesi nuk kanë mundur të fitojnë asnjë titull me Ferrarin.

‘Po. Por kjo u ka ndodhur edhe 19 pilotëve të tjerë, në cdo sezon në 10 vitet e fundit kur Red Bull apo Mercedes kanë dominuar-shtoi Sainz-janë 19 pilotë në vit që kanë mbetur thatë’.