Real Madrid-PSG, Verrati vazhdon të jetë në dyshim

Marko Verrati mund të mungojë në ndeshjen e së martës në Ligën e Kampioneve mes Realit të madridit dhe Paris Sën Zhermenit. Italiani, që është aktualisht një prej futbollistëve më të rëndësishëm të klubit transalpin, vazhdon të ketë probleme muskulare që iu shfaqën gjatë pauzës së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve

Verrati nuk ishte në fushën e lojës në sfidën e së premtes mes Paris Sën Zhermenit dhe Lilës dhe ndonëse Tuhel tha se preferoi të mos rrezikonte me të, prania e tij në sfidën e Bernabeut ende nuk është konfirmuar. Por nuk përfundon me kaq, në Francë thuhet se shumë shpejt do të merret një vendim përfundimtar për Verrattin pasi ai t’I nënshtrohet testeve mjekësore

Në vitet e fundit Paris Sën Zhermeni ka qenë një ekip I brishtë në sfidat ku ka munguar Verratti. Sezonin e kaluar pjesën më të madhe të ndeshjeve pa mesfushorin italian I humbi, kështu që nëse ai do të mungojë ndaj Realit të Madridit, do të jetë një humbje e madhe për Paris Sën Zhermenin.

Sfidanti.al