Vinicius Junior është lojtari i radhës i Real Madridit që ka pësuar dëmtim duke shtuar edhe më shumë problemet te Los Blancos. Përveç mungesave afatgjata të Eder Militao dhe Thibaut Courtois, Kepa Arrizabalaga aktualisht është duke u rikuperuar, ndërsa Aurelien Tchouameni ka të ngjarë të jetë jashtë për pjesën e mbetur të vitit 2023.
Pas një ndrydhjeje në gju të pësuar në stërvitje me Francën, Eduardo Camavinga gjithashtu është jashtë deri në fillim ose deri në mes të janarit. Gjërat u përkeqësuan me fillimin e sezonit kualifikues të Amerikës së Jugut, dhe pas vetëm 27 minutash në humbjen 2-1 ndaj Kolumbisë, Vinicius Junior doli i dëmtuar, dukshëm me dhimbje dhe i frustruar. Sipas Diario AS, ende nuk ka një diagnozë zyrtare të lëndimit, por pas ndeshjes, Vinicius shpjegoi se ai besonte se ishte i njëjti problem si dëmtimi i tij në fillim të sezonit.
sfidanti.al