Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s e mori vendimin për zhvillimin e finaleve të Kupës së Botës 2022 në Katar, në kongresin e vet, të zhvilluar në Zyrih, në dhjetor 2010. Gazeta gjermane “Bild” deklaron se ka në zotërim prova korrupsioni gjatë zgjedhjes së Katarit si vend mikpritës i Botërorit të vitit 2022. “Bildi” i referohet një raporti të klasifikuar (sekret) të vitit 2014 që është përgatitur nga ish-kreu i komisionit hetimor të komitetit të pavarur për etikën të FIFA-s Majkëll Garsia që ishte ngarkuar me detyrën e hetimit të akuzave për korrupsion, të ngritura në adresë të “Shtëpisë botërore të futbollit”.
Ai, në radhë të parë, mblodhi informacioni për konkurset mbi zhvillimin e turneve finale të Kupës së Botës në Rusi, më 2018, dhe Katar, më 2022. Garsia u largua nga posti i tij, në dhjetor 2014, në shenjë proteste ndaj mënyrës, me të cilën FIFA e trajtoi raportin e tij. Sipas këtij jurisi amerikan (Garsisë), krerët e FIFA-s vendosën që të publikojnë vetëm një variant të shkurtuar të raportit, si edhe “versionin e përshtatshëm politik” të tij. Ky version prej 42 faqesh ia hiqte Katarit akuzat për korrupsion. Në shkrimin e publikuar nga “Bildi” gjerman, përmendet, midis të tjerave, një provë konkrete korrupsioni lidhur me pagesën e 2 milionë dollarëve për vajzën 10-vjeçare të një drejtuesi të lartë të FIFA-s.
Sfidanti.al