Ramosi me profesion është stoper, por kur sulmon.. shënon 100 gola!

Kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos, shënoi emrin e vet në histori, duke qenë se edhe pse mbrojtës, ai ka shënuar 100 gola në karrierën e tij, ndërkohë që këtë shifër e kanë ëndërr sulmuesit.
Ramosi, sikurse dihet, luan si stoper, pra si qendërmbrojtës, por duket qartë se ai zotëron aftësi të jashtëzakonshme sulmuese, përsa flet edhe shifra e lartpërmendur, të cilën nuk e arrijnë dot as shumë sulmues, kur mbyllin karrierën e tyre.
Golin e 100-të Ramosi e shënoi nga “pika e bardhë” e 11-metërshit në ndeshjen e fundit që Reali e fitoi 3-0 ndaj Leganesit në kuadrin e Kupës së Mbretit.
Ramosi gjatë viteve e ka treguar veten në shumë raste si shpëtimtar të Realit, duke qenë se ka arritur të shënoi gola vendimtarë, madje me kokë, pasi topi është krosuar nga kornetë. Shumicën e golave, 80, Ramosi e ka shënuar, duke luajtur me Realin e Madridit.
Sfidanti.al