Dhuna e shfaqur ne mbremjen e se enjtes ne Bilbao mes tifozeve te Spartak Moske dhet atyre te Atletik, ka rritur shqetesimet ne prag te kampionatit boteror te futbollit qe do te mbahet ne Rusi. Presidenti i vendit Vladimir Putin i ka bere nje premtim presidentit te FIFA, Xhani Infantino se do te kete ‘grusht te hekurt’ ndaj huliganeve rus qe do te shkaktojne trazira ne Kupen e Botes.
Presidenti rus ka urdheruar forcat e sigurise qe te tregojne tolerance zero ndaj tifozeve te dhunshem dhe se nuk do kete respektim te te drejtave civile ndaj atyre qe do te prishin rendin publik. Mesohet se policia do te perdore kapuçe ne koke dhe se do te jete e armatosur ne maksimum.
Ne stadiume do te jene 3 rreshta sigurie qe tifozet do te duhet te kalojne perpara se te hyjne dhe se nuk do te lejohen qe tifozet te mbajne sende te forta. Ultrasit qe do te kapen do te kene gjykim te shpejte dhe do te denohen me burg, te huajt qe do te shkaktojne trazira do te deportohen ne vendet e tyre.
Sfidanti.al