Pushime në Dubai, Pogba dhe Messi takohen bashkë… për ndonjë akord?

Pol Pogba dhe Lionel Messi kanë darkuar së bashku. Në Dubai, ylli i Barcelonës dhe mesfushori i Mancester Junajtid janë pikasur në një takim mes tyre dhe kjo nuk ka lënë askënd indiferent. Në fotot dhe videot e publikuara që tashmë kanë bërë xhiron e botës, dy futbollistët shfaqen teksa janë duke biseduar mes tyre duke bërë që të shpërthejnë sërish zërat e merkatos rreth të ardhmes së  futbollistit të përfaqësueses franceze.

Në fakt sipas tabloidit ‘Daily Mirror’, kapiteni i Barcelonës është një prej mbështetësve të mëdhenj për ardhjen e Pol Pogbasë në Camp Nou në radhët e skuadrës blaugrana. Vetëm ditët e fundit mesfushori francez shfaqi afeksionin dhe dashurinë për Mancester Junajtid, por me atë cfarë u pa në orët e fundit duket sikur po arrin një pakt në Dubai me Lionel Mesin për t’u bashkuar me të te kampionët e Spanjës.

sfidanti.al