PSG, Neymar sërish mes polemikave; mori karton të kuq për të shkuar në Karnavale?

Nuk ka asnjëherë paqe te Paris Saint Germaini. Polemikat e radhës rreth kampionëve të Francës kanë pasur sërish si protagonist, Neymar I cili u ndëshkua me karton të kuq në fundin e ndeshjes me Bordeaux që parizienët e fituan me rezultatin 4-3, për një faull të kotë reagimi teksa kërkoi një karton të verdhë për Sabaly që e kishte penguar disa herë gjatë ndeshjes.

Por duke njohur pasionin për festat të brazilianit, shumë media në Francë filluan të ngrenë dyshimet për këtë karton të kuq të Neymar edhe pse braziliani kishte bërë të ditur se nuk do të shkonte në Rio De Janeiro këtë vit. Në fakt pak ditë më parë në Instagram Story I bëri të ditur se nuk do të shkonte në Brazil për të festuar Karnavalet për të eviotuar polemikat, që në fakt shpërthyen pas sjelljes së tij në fushën e lojës.

Në Francë në fakt vënë në dukje faktin se në 6 vitet e fundit, braziliani nuk I ka humbur asnjëherë Karnavalet e Rios dhe tani dyshojnë se ai e mori këtë karton të kuq me vullnet të plotë për të udhëtuar drejt vendit të tij e për të marrë pjesë në këto festime që do të zgjasin deri ditën e mërkurë.

Sfidanti.al