PSG, Neymar e thotë hapur: Dua të luaj sërish me Messin

PSG, Neymar e thotë hapur: Dua të luaj sërish me Messin

Mesazhi është i qartë, thuajse në kufijtë e të sikletshmes dhe duke bërë llogaritë, mund të rezultojë që vitin e ardhshëm të ketë një rikthim të bujshëm te Barcelona. Deklarata është ajo të Neymar që pas fitores me Paris Saint Germainit 3-1 në Old Trafford ndaj Manchester United pa u ardhur shumë rrotull fjalëve teksa la të mendohet se destinacioni i ardhshëm i tij mund të jetë Spanja.

‘Ajo që dua më shumë është që të luaj sërish me Messin-tha Neymar-dua të luaj me të, i jap edhe rolin tim nëse do, për mua nuk është një problem. Vitin e ardhshëm duhet të luajmë sërish bashkë me siguri’.

Por në këtë aspekt nuk është për t’u injoruar as opsioni i kundërt; Messi të bashkohet me Neymar në Paris. Kontrata e argjentinasit me Barcelonën skadon në qershor të vitit të ardhshëm, ndërkohë që Messi tentoi që këtë verë të largohej nga katalanasit. Nëse presidenti i ardhshëm i Barcelonës nuk do ta bindë atë që të rinovojë me klubin, nuk është utopi që Messi dhe Neymar të luajnë përkrah njëri-tjetrit sërish, por nën Kullën Eiffel.

Sfidanti.al