PSG hedh serish syte nga Barça, tani kerkon edhe Kutinjon

Paris Sen Zhermen kerkon te beje perseri pazar te Barcelona. Kete radhe ne shenjester te francezeve eshte vene Felipe Kutinjo. Lajmi behet i ditur nga e perditshmja spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ sipas se ciles drejtuesit e kampioneve te Frances i bene direkt futbollistit pa iu drejtuar klubit te Barcelones, nje oferte prej 270 milione Eurosh.

Te Paris Sen Zhermeni eshte rritur paniku per largimin e mundshem te Nejmar ne drejtim te Realit te Madridit duke qene se Kristiano Ronaldo eshte shume prane largimit. Keshtu qe Al Kelaifi mendoi qe te sjelle ne Paris pikerisht Kutinjon qe eshte edhe mik i Nejmar per te evituar keshtu largimin e 25 vjeçarit.

Por Paris Sen Zhermeni nuk mori parasysh nje aspekt shume te rendesishem; vullnetin e Barcelones. Gjithnje sipas ‘El Mundo Deportivo’, katalanasit nuk kane ndermend te privohen nga Kutinjo pasi ai eshte pjese e remdesishme e projektit te se ardhmes. Per me teper vlen te kujtohet e Kutinjo ka nje klauzole te zgjidhjes se kontrates prej 400 milione Eurosh, keshtu qe klubet qe deshirojne sherbimin e brazilianit duhet te pranojne te paguaje kete shifer.

Sfidanti.al