Propozimi i Villas Boas: FIFA të tërheqë të gjitha fanelat me nr.10

Asnjë futbollist  nuk duhet të veshë më fanelën me nr.10. Ky është propozimi i bërë nga trajneri i Olympique të Marseille, Andre Villas Boas për tëe nderuar kujtimin e Diego Armando Maradonës që u nda nga jeta pasditen e së mërkurës në moshën 60 vjecare.

‘Është  një lajm i trishtuar-komentoi trajneri portugez-do të doja që FIFA të marrë vendimin për të tërhequr fanelat me nr.10 nga të gjitha skuadrat në të gjitha kompeticionet. Do të ishte homazhi më i mirë që mund t’i bëjmë Maradonës. Është një humbje e madhe për botën e futbollit’.

sfidanti.al