Profesionisti nuk shihet vetëm tek rroga, turpërohen Shangai dhe Tevez!

Shangai Shenhua, me yllin e stërpaguar Karlos Tevez u eleminua, nga Liga e Kampionëve të Azisë që në plej of,  pasi u mund papritmas nga skuadra australiane, Brisbejn Rour. Ish-ekipi i Besart Berishës triumfoi 2-0 brenda në Kinë duke shkaktuar të papriturën e parë të madhe të konkurrimit kontinental. Tevez, që besohet se paguhet me gati 730 000 euro në javë (afërsisht 40 milionë euro në vit), dhe po ashtu Obafemi Martins, nuk shkëlqyen aspak, madje ky i fundit humbi disa raste. Brisbejni ka një “tavan” të rrogave deri në 1.8 milionë euro në vit, pra thjesht një “grimcë” thjesht e rrogës së Tevezit. Disfata do të ketë kënaqur shumë njerëz nëpër botë, dhe duhet t’i ketë kujtuar tifozëve të Shangait dhe trajnerit Gustavo Paje, se nuk mjafton vetëm të kesh para që të luash futboll të mirë.

Sfidanti.al