E ka pasur trajner kundërshtar, por e njeh mirë. Nuk mund të ndodhë ndryshe kur ke qenë pjesë e Realit të Madridit dhe bëhet fjalë për trajnerin që ka qenë përballë teje në stolin e Barcelonës. Luis Enrike është njeriu që Kristiano Ronaldo do për trajnerin e ri të Mançester Junajtidit. Mediat angleze shkruajnë se superylli portugez i ka bërë pikërisht një propozim të tillë drejtuesve në “Old Traford”, ndonëse deri tani janë bërë sondazhe për shanset e caktimit të Zinedin Zidanit, Brendon Roxhersit apo Erik Ten Hagut, ndërsa Maurisio Poçetino duket i pamundur për t’u marrë nga Paris SG. Një habi, deri diku, pasi Ronaldo ka punuar me Zidanin tek Reali ku fitoi 3 Champions dhe një titull në La Liga, por duket se portugezi është më shumë i bindur për trajnerin e tanishëm të Spanjës. Vlen të theksohet se do të jetë gjithashtu e vështirë të merret Luis Enrike.
Sfidanti.al