Mediat katalanase në delir për “talismanin” Ksavi Hernandez

Pati edhe ironi, por ajo ishte për Barcelonën, dhe jo për trajnerin e saj të ri. Mediat spanjolle i thurën lavde Ksavi Herndezit që debutoi me fitore në stolin katalanas, duke mundur 1-0 Espanjolin në derbi. Në një “Kamp Nou” thuajse plot, legjenda e dikurshme  fushës shpëtoi me penalltinë e dyshimtë të kthyer në gol nga Memfis Depai. “Talismani Ksavi, – shkruajti “El Mundo Deportivo”, – tekniku debuton me fitore të vuajtur në një derbi ndaj një Espanjoli të mirë që nuk u dorëzua kurrë. Memfisi me penallti polemike, vendosi ndeshjen ndërsa Raul De Tomas goditi dy shtylla”. Gjithsesi, “AS” nga Madridi e ngacmoi Barcelonën duke thënë se “iu desh që të harxhonte kohën për të ruajtur fitoren”.

Sfidanti.al