Ylli i ri i Arsenalit ka apartament që vlen  700 000 sterlina, e ëma është e pastrehë!

E pazakontë, por e vërtetë. Mamaja e një prej futbollistëve të Arsenalit nuk ka se ku të banojë, ndërkohë që i biri i saj fiton shumë para. Ndërsa i biri i saj, Ejnsli Mejtland-Najls, fiton miliona si lojtar i Arsenalit, e ëma e tij jeton si e pastrehë, në rastin më të mirë në një vend prej 10 metrash katrorë. Futbollisti i ri dhe i vëllai i tij jetojnë në Londrën Veriore në një apartament që kushton 700 000 sterlina.

Xhulia Najls e di se i biri mund t’i sigurojë asaj një shtëpi, por ajo, herë pas herë, është e detyruar të flejë në një depo. “Unë jetoj në një konteiner që nuk ka dritare, madje as tualet. Djali im mund të më blej një banesë, pasi ai luan me Arsenalin, kurse unë jam e pastrehë. Sidoqoftë, unë e dua atë, edhe sikur ai të mos ketë para”, thotë mamaja e Najlsit.

Media angeleze shkruan se vetë futbollisti i Arsenalit refuzoi që të bënte ndonjë koment lidhur më këtë temë, ndërkohë që tha se ai nuk e dinte se e ëma jetonte në rrugë dhe se ai i dërgonte asaj, herë pas here, para.

Sfidanti.al