Stoke City e ka mposhtur 1:0 Arsenalin në javen e dytë në Premierligë dhe Jese provon shijen angleze.
Arsenali e nisi mirë sezonin në Premierligë duke e mposhtur 4:3 Leicester Cityn, por në javen e dytë është ndalur në udhëtim te Stoke City, duke u mposhtur 1:0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi i transferuari nga Paris Saint Germaini, Jese Rodriguez, i cili debutoi me gol në Premierligë.
Xherdan Shaqiri ishte i pafat, pasi u lëndua në minutën e 25’të dhe ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për diçka serioze.
Ndërsa Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka ishin titullarë, ky i fundit u largua nga loja në minutën e 79’të, duke lëshuar vendin për Alex Iwobin