Xhejmi Vardi: “Dëgjoj shumë kritika në adresën time, por…”

Sulmuesi këmbëshpejtë i Lester Sitit dhe i përfaqësueses angleze, Xhejmi Vardi, vazhdon që të mbetet një enigmë për mbrojtësit kundërshtarë, ndërkohë që ndeshjen e fundit maestrale ndaj ManSitit ai e kurrorëzoi me një tregolësh, duke qenë lojtari më meritë në atë ndeshje. Pas ndeshjes, ai tha se kishte dijeni për kritikat që bëhen në adresë të tij, por se nuk kishte ndërmend që t’u përgjigjej atyre. “Dëgjoj mjaft kritika në adresën time, por secili ka të drejtën e tij që të kritikojë. Kjo mua nuk më intereson, pasi puna ime është që të përqendrohem te stërvitja dhe të nxjerr nga vetja më të mirën që kam. Në ndeshjet që ne kemi zhvilluar kohët e fundit, na ka munguar shkëlqimi i vjetshëm, por, tani, pas fitores ndaj Sitit, unë mendoj se ne do të kthehemi në rrugën e vërtetë”, thotë Vardi.

Sfidanti.al