Arsen Vengeri që është trajner i Arsenalit të Londrës që nga viti i largët 1996, ka rënë dakord me kryesinë e këtij klubi që, në fund të sezonit, të largohet nga ky klub mbas 22 vitesh qëndrimi me të. Specialisti francez e ka konfirmuar vendimin e tij përmes një njoftimi publik, por duke vënë në dukje se ai do ta vazhdojë punën si trajner. Mediume angleze shkruajnë se Vengeri ka marrë oferta nga Franca dhe Anglia, por edhe nga Kina.
Madje, thuhet se një klub kinez e ka kontaktuar Vengerin dhe i ka ofruar atij një pagë vjetore prej 24 milionë sterlinash të pabesueshme! Nëse ky trajner francez do ta pranojë këtë ofertë, ai do të bëhej trajneri më i paguar në botë. Momentalisht, trajneri më i paguar në botë është italiani Marçelo Lipi që është trajner i përfaqësueses së Kinës. Sidoqoftë, shumëkush ka mendimin se Vengeri do të qëndrojë në Evropë.
Sfidanti.al