Uein Runi 13 vite ka fjetur me pizhamat e Evertonit!

Uein Runi bëri, ditët e fundit, prezantimin e tij zyrtar si pjesëtar i ri i Evertonit, ndërkohë që, në konferencën e shtypit, me këtë rast, ai përmendi disa kujtime interesante, kur ai, si një djalosh i ri, luante me Evertonin, të cilit ai, tani, iu bashkua përsëri në moshën 31 vjeç. Dihet se Runi erdhi te Junajtidi si një lojtar i ri më shumë përspektivë nga Evertoni, duke zemëruar mjaft tifozë të tij, kështu që ende nuk dihet mirë sesi do ta presin ata (tifozët e Evertonit) atë në “Gudison Park”.

Sidoqoftë, Runi vuri në dukje se Evertoni, gjithnjë, kishte mbetur në zemrën e tij, që e tregon edhe fakti se gjatë 13 viteve që ai ka luajtur me Junajtidin, ai, kur flinte, vishte pizhamat me logon e Evertonit! Po ashtu, ai zbuloi se më i gëzuari nga transferimi i tij është i ati i tij. “Familja ime është shumë e gëzuar që unë u ktheva në ‘Gudison Park’ dhe më i gëzuari është babai im që është një tifoz i madh i Evertonit. Ai ka ardhur 13 vite me radhë për të më parë mua në Mançester, kurse tani atij do t’i duhen vetëm pesë minuta!”, tha Runi, duke qeshur.

Sfidanti.al