Tuheli vë “veton” për Vernerin: Nuk largohet nga Çelsi

Sezoni i kaluar mund të quhet një dështim në kuptimin personal, edhe pse u fituan shumë trofe. Timo Verner pati pretendime të mëdha nga vetja në Angli me Çelsin, por duke mos arritur nivelin që dëshironte, veçse trajneri i tij nuk ka ndërmend të heqë dorë. Tomas Tuhel, gjithashtu një gjerman, ka deklaruar se ish-sulmuesi i Lajpcigut do të qendrojë edhe më tej tek Blutë e Londrës, sepse gjykon se ka një rol të rëndësishëm për të luajtur. Verner u mor për rreth 60 milionë euro, veçse pati vështirësi para portës me 14 ndeshje radhazi ma gol, ashtu siç pati probleme përshtatjeje edhe gjermani tjetër Kai Haverc.

Flitet se Reali i Ançelotit e do Vernerin, ndërsa Çelsi pëlqen Erling Halandin, por Tuheli nuk do ta lejojë ikjen e tij, sipas mediave britanike. “Mirror” shkruan se sezonin e ardhshëm sulmuesi gjerman do të jetë më i sigurt, ndërsa pritet që të ketë ngarkesë të madhe në Champions dhe Premier Ligë.

Sfidanti.al