Murinjo e merr “qesen e milionave”, por si do t’ia bëjë për Championsin?!

Ndoshta nuk ka trajner në botë që të shpenzojë paratë me lehtësinë më të madhe siç bën ai. Zhoze Murinjo, pasi investoi 400 milionë euro në dy vjet e gjysmë tek Mançester Junajtidi, pritet të nisë biznesin e zakonshëm tek Totenhemi. Me aftësinë e tij të veçantë, trajneri portugez paska bindur presidentin Levi që të japë 145 milionë euro këtë verë për të forcuar skuadrën. Sipas mediave angleze dhe gjermane, në listë janë Zabicer iLajpcigut, mbrojtësi idjathtë Jusef Atal iNisës, mbrojtësi imajtë Xhamal Ljuis iNoruiçit, qendërmbrojtësi Eder Militao iRealit, dhe mesfushori Kondogbia iValencias. Çështja e parë është se kur do të rinisë futbolli këtë vit, dhe e dyta sesa e mundur do të jetë për Totenhemin të hyjë në zonën Champions, apo edhe në atë të Ligës së Europës. Për momentin, skuadra e Murinjos është në vend të 8-të dhe pa Champions apo Europë, yjet zakonisht nuk kanë qejf të vijnë.

Sfidanti.al