Nuk është se e hedhin poshtë, përkundrazi e vlerësojnë lart, por gjithsesi nuk janë aspak të kënaqur me komentet e tij. Pep Guardiola kërkoi publikisht nga tifozët e Mançester Sitit që të vinin në stadium, i zhgënjyer që në “Etihad” ishin rreth 38 000 vetë në krahasim me 55 000 që është kapaciteti. Ai i nxiti ata që të vinin të shtunën në 16:00 për ndeshjen e Premier Ligës ndaj Sauthemptonit, por sekretari i shoqatës zyrtare të tifozëve, Kevin Parker, u shpreh i pakënaqur. “Nuk u habita prej komenteve, – tha ai, – nuk e di se çfarë i duhet atij me këto gjëra. Ai nuk i kupton hallet që mund të kenë njerëzit, që kanë fëmijë, kanë arsye financiare, probleme me Kovidin. Ai është padyshim trajneri më i mirë në botë, por ai nuk duhet të bëjë komente, por duhet të merret me punën e tij”.
Sfidanti.al