Tani ndodhi vertet; Konte largohet si trajner i Çelsit

Antonio Konte nuk eshte me trajner i Çelsit. Lajmi behet i ditur nga Sky Sports sipas te cilit padroni i Bluve te Londres, Roman Abramoviç i ka komunikuar trajnerit italian largimin nga detyra te atij dhe stafit te tij teknik.

Konte e drejtoi skuadren e Çelsit per dy sezone duke fituar nje titull me Premier League dhe 1 trofe te FA Cup. Gjithnje sipas Sky Sports, vendin e Kontes pas largimit te tij do ta marre ish trajneri i Napolit, Mauricio Sarri i cili tashme ka nisur bisedimet me drejtiesit e Çelsit dhe shume shpejt pritet te zyrtarizohet ardhja e tij ne stolin e londinezeve ashtu sikurse edhe largimi i Kontes.

Sfidanti.al