Tani, edhe vendi i 4-të është bërë “trofe” në Premier Ligë

Trajneri francez, Arsen Venger, deklaroi se Arsenali nuk do ta ketë të lehtë që ta përfundojë sezonin midis katër ekipeve më të mirë të Premier Ligës së Anglisë. Rezultatet e Arsenalit, gjatë këtij viti, nuk janë të mirë. Megjithëse, më parë, Arsenali, nën drejtimin e Vengerit, nuk e ka pasur problem që të arrinte të vendosej, të paktën, në vendin e 4-t, nga ky i fundit këtë ekip, momentalisht, e ndajnë shtatë pikë, kështu që se cili ekip do të marrë pjesë në Ligën e ardhshme të Kampioneve, mbetet e paditur.

“Që të përfundosh midis katër ekipeve të parë në këtë sezon, është bërë një sfidë e madhe, por e mundur. Gjatë 20 viteve të kaluar, ne e kemi arritur këtë gjë dhe zënia, të paktën, e vendit të 4-t nuk na dukej ndonjë detyrë e vështirë. Por, tani, ky vend është bërë mjaft i rëndësishëm, kështu që mua më vjen mirë, kur të tjerët e kuptojnë këtë gjë”, tha Vengeri.

sfidanti.al