A këmbehet Rodriguez për De Gean? I pari është Murinjo

David De Gea duket se do të largohet gjatë verës nga “Old Trafford” dhe zërat nuk janë në tym..

Real Madridi është i vendosur që të transferojë portierin e Manchester Unitedit, David De Gea.

Los Blancos do të bëjnë gjithçka gjatë verës që spanjolli ta vesh fanellën e Realit, bën të ditur “Don Balon”.

Sipas “Don Balon”, Reali ka ofruar Keylor Navasin, James Rodriguezin dhe 20 milionë funta për De Gean, ofertë kjo që mund t’i josh anglezët që të japin dritën e gjelbër për portierin spanjoll.

Raportohet se Jose Mourinho është adhurues i madh i James Rodriguez dhe është i gatshëm të heqë dorë nga De Gea vetëm që ta ketë kolumbianin në “Old Trafford”.

Derisa sa i përket Keylor Navasit, portieri pëlqehet nga “Djajtë e Kuq”, i cili ishte i përfshirë në marrëveshje dy vite më parë dhe De Gea ishte vetëm disa minuta larg Real Madridit, por vonesa e dokumenteve nga Unitedi bëri që të dështojë në çastet e fundit transferimi.