Tallje për Alisonin pas gafës, ndërsa Liverpuli nuk po ngre kokë!

Nuk kaluan shumë orë nga ajo që ndodhi me David De Gean, kur ja që një tjetër portier i madh ndoqi gjurmët e tij. Alison bëri një gabim fatal në ndeshjen e Kupës së Anglisë mes Liverpulit e Uolvesit, duke ia dhuruar topin kundërshtarëve dhe kjo solli golin për 2-2. Pas kësaj nisën talljet në rrjetet sociale dhe tifozët shkruan se “Alisoni kishte parë De Gean dhe u bë xheloz që të mos ishte edhe ai protagonist si spanjolli”. Në fund, Uolvesi duhej të kishte fituar, por iu anuluar një gol që u duk i rregullt sepse … nuk kishte një kamerë në këndin e duhur për të dalluar që nuk kishte pozicion jashtë loje.

Sfidanti.al