Vallë Asllani shkoi tepër shpejt tek Interi? Fiorentina e Lacio si “kamerdare shpëtimi”!

Kur kalon në një ekip të madh, gjithçka është si një thikë me dy presa. Ngado që ta kapësh mundet të të dëmtojë. Kështu po ndodh me Kristjan Asllanin që është aktivizuar shumë pak që pas transferimit nga Empoli tek Interi. Ky kalim duket se paska ndodhur paksa shpejt për 20-vjeçarin kuqezi që nuk po e gjen veten tek planet dhe skemat e trajnerit Simone Inzagi. Ylli i ri i kombëtares shqiptare ka kaluar në fushë vetëm 13 për qind të minutave në Serinë A, gjithsej 187, duke pasur kontributin më të madh dy kartonët e verdhë të marrë në 7 ndeshje nga 17 javë kampionat gjithsej. Në Itali po shkruhet shumë për fatin e tij dhe që Interi mund ta huazojë, ose ta largojë për tek Fiorentina apo Lacio.

Sfidanti.al