Mançester Junajtid, i cili ka një nga stadiumet më të vizituara në botë, “Old Traford”, ka rritur masat e sigurisë përreth impiantit në fjalë. Që pas sulmit para stadiumit të Beshiktashit, “djajtë e kuq” kanë filluar kontrollin për bomba të makinave që përdorin parkingun e klubit.
Zyrtarët e Premier Ligës marrin vazhdimisht informacione nga Zyra Kombëtare e Sigurisë dhe Anti-Terrorit në Angli, e cila ka dhënë disa këshilla për mënyrën se si duhet të rriten masat e sigurisë. Por deri tani, klubeve u është lënë dorë e lirë të veprojnë siç e mendojnë më të arsyeshme. Sipas shërbimeve të inteligjencës britanike, një sulm terrorist në Angli klasifikohet si “mëse i mundshëm”.