I akuzuar për evazion fiskal,presidenti Bartomeu i Barcelones, ka deklaruar para gjyqtarëve: “Është e vërtetë që kemi pasur kontakte me lojtarin para se të hapej merkatoja. E dimë që kjo nuk lejohet me rregullore, por e ruajtëm sekret, për të respektuar tifozërinë e klubit të Santosit. Nuk donim që lojtari të largohej me akuza prej andej”.
Kur u pyet për dhjetë milionë eurot, ai shtoi: “Ia kemi dhënë paradhënie. Të them të drejtën, kur ai na i kërkoi, sinqerisht u ndjeva mirë, pasi kështu e kishim të sigurt që do vinte te Barcelona. Për këto rregulla që kemi thyer, jemi gati të mbajmë përgjegjësi”.