Solskjeri bën parashikimin: Na duhen dy vjet për të kapur Sitin

Sapo ka fituar çmimin e trajnerit të muajit. Në Premier Ligë, ai ishte më i miri teknik i janarit, ndërsa sulmuesi i tij, Markus Rashford, fitoi çmimin e lojtarit më të mirë, po në janar. Ole Gunar Solskjer ka nisur të mendojë, ndërkaq, si trajneri legjitim i Mançester Junajtidit, dhe ka nisur të  bëjë parashikime. Edhe pse nuk i është dhënë ende kontrata e plotë, që ai pret, sërish norvegjezi po sillet si pasardhësi i denjë i Sër Aleks Fergusonit.

“Do të na duhen 2 vjet për të mbërritur nivelin e Sitit, – ishte parashikimi i tij, – duhet t’i marrim gjërat me radhë, të mos nxitojmë, por të ecim përpara me kujdes dhe siguri”. Aktualisht, Junajtidi është 14 pikë prapa Sitin në renditjen e Premier Ligës, por me 9 fitore e 1 barazim në 10 ndeshjet në drejtim, Solskjeri po u jep besim dhe shpresë tifozëve. Jo rastësisht, ai u bë i pari trajneri i “djajve të kuq” që fiton çmimin si më i miri i muajit, që nga koha e Sër Aleksit.

Sfidanti.al