Rudi Asauer, dashnori i futbollit, por edhe i grave!

Gjermania mbajti zi për të, por përtej dhimbjes dhe karrierës sportive, ka gjithnjë edhe kuriozitete që do të mbahen mend nga Rudi Asauer. Legjenda e “Bluve Mbretërorë” të Shalkes la pas si kujtim shumë histori dashurie, që të gjitha me tipin e tij “maço”, që thuhet se tashmë i përket së shkuarës.

Gruaja e parë e njohur e jetës së tij ishte ajo me të cilën vuri kurorë, Inge Lykert, dhe prej kësaj martese lindi vajza Kati. Vajza e parë, Betina, lindi në 1965 nga një lidhje e mëparshme, për të cilën nuk flitet shumë. Nga Inge, Rudi u nda ligjërisht në 2007, veçse në realitet ata nuk jetonin bashkë prej vitesh.

Nga 1987-ta, për 12 vjet me radhë, ai pati në krah lojtaren e tenisit, Beate Shnajder. Në vitin 2000, ai filloi një lidhje të re, që u bë shumë më e njohur se të tjerat, atë me shahisten gjermane, Simonë Tomala (Simone Tomalla). Kjo lidhje vazhdoi deri në 2009, dhe çifti u bë edhe më i famshëm kur fitoi çmimin “Kamera e Artë” për reklamën më të mirë të vitit (në foto).

Në vitin 2011 u martua me gazetaren Brita Idrizi, por kjo lidhje përfundoi me sherr nëpër gjyqe. Kjo, më shumë për shkak të sëmundjes së Asauerit, asaj të Alzheimerit, që erdhi duke iu rënduar derisa u nda nga jeta në 6 shkurt të këtij viti. Një batutë në Gjermani thotë se “më shumë se gratë, gjatë jetës së tij, ai dashuroi vetëm Shalken”.

Sfidanti.al