Cili është arbitri më i mirë ? Ky është qëllimi i sondazhit, edhe pse të gjesh më të mirin dhe më të keqin në këtë sistem që ka mbërthyer lojen , është një mundim pa fund. Aq sa duket si sondazh me spec, pasi të kërkosh më të mirin e arbitrave, është kaq e pamundur, sa të kujton atë historine e atij aventurierit idealist qe futet ne shtepi publike dhe kërkon “mall bio” të paprekur !
Pak kohë më parë, po ta bëjë prapë këtë pyetje, cili eshte më i miri i arbitrave, përgjigja ishte disi e diktueshme, ngaqë Lorenc Jemini i binte bilbilit ndryshe nga kolegët e tjerë. Aq ndryshe, sa një ditë, i dehur me lirinë që i dha vetes, ngriti flamurin e “pavarësisë” gjatë ndeshjeve pikante , duke krijuar një muzikë tjetër nga haremi i lojes . Një lloj muzike që ndezi zemëraten e sulltanatit që e ndëshkoi me marifet duke i këmbyer veglën: i morën bilbilin dhe i besuan…maviolën!
Po tani, në kohën e barazisë se vlerave, sigurisht e diktuar me pahir, meqë askush nuk mund të ngrejë kokën, pra.. Cili është më i miri? Në fakt, po të dëgjosh fjalët e Sinan Idrizit pas eliminimit të Flamurtarit në Kupë, pyetja e ditës do të ishte: Cili është më i keqi? Pak a shumë këto janë fjalët që dolën nga “epruveta e tij” : “. Gjithçka është vepër e disa cipëplasurve (u referohet gjyqtarëve). Në fakt, cipa u ka plasur me kohë dhe mirë është të thuash se janë syplasur. E dini një shprehje që ne vlonjatët themi, ‘të plaçin sytë’, këtyre u kanë plasur tani…”
Sikur njëri nga arbitrat të guxonte pak më shumë se shokët e tij, me siguri do t’i thoshte Sinanit se ato që ndodhin në fushë nuk janë punë sysh, as punë cipash apo sëmundje miopie, sepse arbitrat.. sytë e vetë i “dorëzojnë” te shefat para ndeshjes dhe për 90 minuta marrin sytë e shefave.Prandaj dhe vazhdojnë të quhen gabime ..njerëzore
Sfidanti.al