Solskjer, lojtarëve: Shkarkohem nëse humbim me Totenhemin e Sitin!

Mançester Junajtid nuk është aspak mirë dhe në raste të tilla zakonisht paguan trajneri. Ole Gunar Solskjer e ka shumë të qartë situatën, por deshi t’ua bënte të qartë edhe lojtarëve të tij, me shpresë se do të reagonin. Apo ndoshta, ua tha sepse ishte tepër i mërzitur. “Nëse nuk do të kemi sukses në dy ndeshjet e radhës, unë mund të shkarkohem, – u shpreh ai, sipas burimeve në skuadër, – nuk duhet të humbasim ndaj Totenhemit dhe Mançester Sitit, madje duhet të fitojmë”. Gjithsesi, nuk duket koha e duhur për t’u ndeshur me Totenhemin, ndërsa Zhoze Murinjo kthehet në “Old Traford”.

Mançester Junajtid, me gjasë, mund të jetë duke menduar për Maurisio Poçetinon, si njeriun e ri të stolin, tani që argjentinasi është i lirë, pasi u largua pikërisht nga Totenhemi. U fol se Junajtidi e deshi Poçetinon edhe vjet, por nuk arriti ta merrte. “Djajtë e kuq” kanë 18 pikë në 14 javë në Premier Ligë, pesë pikë më pak sesa vjet me Murinjon.

Sfidanti.al