Drogba është i madh se nuk harron borxhin, ja fotoja me Mbapenë

Kanë kaluar 10 vjet që nga mbrëmja e tmerrshme në “Stemford Brixh”, por Didie Drogba nuk është nga ata që harrojnë. Ylli i dikurshëm i Çelsit pati një refuzim pas eleminimit nga Championsi ndaj Barcelonës, dhe një djalë 10-vjeçar u largua u mërzitur për në shtëpi. Ky djalë quhej Kilian Mbape, dhe i kërkoi Drogbasë një foto së bashku, diçka që sulmuesi e refuzoi, i zemëruar për rezultatin, por sidomos me gjyqtarin Ovrebo.  Siç thotë populli, “mali me malin nuk takohet, njeriu me njeriun, po”. Takimi i tyre pas 10 vjetësh ndodhi në sallën e Teatrit të shkëlqyer në Paris, ku u mbajt ceremoia e Topit të Artë, dhe ku Mbape ishte në listë.

“Dhjetë vjet më parë një fëmijë erdhi tek unë dhe kërkoi një foto, – tha Drogba, – unë thashë “jo” sepse isha i mërzitur nga rezultati. Mësova se fëmija quhej Kilian Mbape. Unë dua që t’ia shlyer tani këtë borxh”. Bashkë me ta, në foto doli edhe njëra nga drejtueset e emisionit, Sandi Heribert.

Sfidanti.al