Ish-regjisori i Sër Aleks Fergusonit i lavdëron, por nuk mbetet gojëhapur. E pritshme që sukseset e Liverpulit të priten në mënyrë të përmbajtur nga një legjendë e Mançester Junajtidit, që fitoi 11 tituj kampion, 3 Kupa të Anglisë e 2 Champions, si Pol Skoulls. Mesfushori i dikurshëm i “djajve të kuq” u habit nga festimi i madh që iu bë fitores së Kupës së Botës për klubet nga të kuqtë. “Natyrisht, kur shkon në një turne, duhet të fitosh, – deklaroi ai, – por, m’u duk se pati gëzim të ekzagjeruar. Kur isha me Junajtidin fituam Kupën Interkontinentale dhe Kupën e Botës për klubet, por unë nuk i quajta shumë të rëndësishme, për mua vlenin më pak sesa trofeu që mora në badmington”.
Kështu thotë Skoullsi, por Tieri Henri, ka mendim tjetër. Ai nuk diskuton Kupën e Botës për klubet, por ecurinë e Liverpulit në Premier Ligë. “Për mua ky ekip ka mundësi ta mbyllë sezonin pa humbur asnjë ndeshje, – tha pjesëtari i “Arsenalit të Pathyeshëm”, që doli kampion në 2004 pa humbur asnjë ndeshje, – për mendimin tim, nuk diskutohet nëse do ta fitojë Liverpuli titullin, por kur do ta fitojë”.
Sfidanti.al