Shkoi për të vënë vetullat, Arsenali nxorri sytë me..Pallasin

Kështu i ndodhi, pikërisht, mbrëmë, Arsenalit, që synoi të merrte tri pikë, por u kthye me tre gola të pësuar në “bagazhin’ e tij. Ne fakt, Arsenali i këtij sezoni është më i dobti në 20 vitet e fundit. Humbja e mbrëmshme 3-0 ndaj Kristall Pallasit ishte e katërta me radhë, jashtë fushës së vet, në Premier Ligë. Arsenalit të epokës së Arsen Vengerit, kurrë më parë, nuk i kishte ndodhur që të pësonte katër humbje me radhë në fushat jashtë, nga Celsi -3-1, Liverpuli – 3-1, WBA – 3-1 dhe Kristall Pallasi – 3-0.

Dhe ajo që është më e keqja për Arsenalin, ky ekip londinez, në këto katër humbje, ka pësuar jo më pak sesa tre gola për ndeshje, me një golavarazh 3-12. Por, më interesant është fakti se Arsenali i vendit të gjashtë, me 54 pikë që zotëron mbas 30 ndeshjeve të zhvilluara, është më afër, duke pasur parasysh pikët që ka, me Kristall Pallasin e vendit të 16-të (+20 pikë) sesa me Çelsin e vendit të parë (-21 pikë)!

sfidanti.al