Shkodran Mustafi dhe Sadio Mane patën lajme shumë të këqija për klubet e tyre, Arsenal e Liverpul. Ndërsa skuadrat janë të përfshira në një sezon të jashtëzakonshëm, ku synohet të paktën kualifikimi për në Champions vitin e ardhshëm, mbrojtësi shqiptaro-gjerman dhe sulmuesi afrikan pësuan dëmtime të rënda. Mustafi mund të ketë një mungesë për një kohë të gjatë, pasi trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, u shpreh se pati një ligament të këputur. Kjo do të thotë disa muaj mungesë. Mane do t’i mungojë për herë të dytë këtë sezon trajnerit të Liverpulit, Jurgen Klop. Sulmuesi pritet të jetë jashtë fushave për 6 muaj, diçka shumë e rëndë për një ekip që nuk ka stol kaq të fuqishëm sa Mançester Siti apo Mançester Junajtid.
Sfidanti.al