Rruga marramendëse e Odriozolës: nga fundi – në majë brenda vetëm një viti!

Futbolli është një sport i jashtëzakonshëm që mund të sjellë shumë zhgënjime, por edhe shumë gëzime. Gjatë karrierës së tyre, futbollistët përjetojnë stuhi të vërteta emocionesh. Diçka të tillë ka ndjerë, pak a shumë, edhe futbollisti i ri i Real Sosiedatit, Alvaro Odriozola, që vetëm brenda 365 ditësh përjetoi një “përmbysje”, në fakt, një ngjitje të vërtetë në karrierën e tij. Në ndeshjen kundër Shqipërisë, ai debutoi me përfaqësuesen e Spanjës në kuadrin e ciklit kualifikues të Kupës së Botës. Me siguri, ai që e pa emrin e tij në formacionin e “furisë së kuqe” në ndeshjen me Shqipërinë, është befasuar dhe ka thënë: ‘Po, ky nga doli?’ Dhe kjo gjë, në fakt, është normale, pasi, vetëm para një viti, pakkush kishte dëgjuar për këtë mbrojtës të djathtë të ri 21-vjeçar.

Momentalisht, Odriozola luan me Real Sosiedadin, ndërkohë që, në këtë kohë të vitit të kaluar, ai luante me ekipin e dytë të këtij Reali në Ligën e 3-të të Spanjës, madje, atëkohë, edhe u dëmtua disi rëndë, duke u detyruar që të mos luante fare disa muaj. Sidoqoftë, këtë janar, ai mori një ftesë të papritur që të luante me ekipin e parë. Mbas disa performancave të mira me ekipin e San Sebastianit, trajneri i përfaqësuesve të të rinjve të Spanjës, Albert Selades, e froi atë në ekipin e tij, në përbërje të të cilit ai luajti në kampionatin evropian që u zhvillua gjatë verës në Poloni, ku ai, sikurse pritej, mbeti në hije të Hektor Belerenit.

Por, sidoqoftë, ai vazhdoi të luante mjaft mirë gjatë këtij sezoni, kështu që mori ftesë nga trajneri i kombëtares së madhe të Spanjës, Hulen Lopetegi, që donte një zëvendësues për Dani Karvahalin që është altenativa nr.1, por është dëmtuar dhe duhet të pauzojë njëfarë kohe. Kështu, Spanja, brenda një viti, fitoi një yll të ri, para të cilit qëndron një e ardhme e ndritur, nëse ai vazhdon që të luajë në nivel të lartë.

Sfidanti.al