Kishte ardhur koha edhe për të; Arjen robben i tha lamtumirën karrierës me përfaqësuesen holandeze. Nuk kishte mënyrë më të mirë për 34 vjecarin për ta ndërmarrë këtë hap sesa shënimi i 2 golave në fitoren 2-0 ndaj Suedisë në sfidën e fundit të eliminatoreve të Botërorit 2018, edhe pse ajo fitore nuk i shërbeu shumë Tulipanëve që mbetën jashtë botërorit të Rusisë. Ajo ndaj suedezëve ishte ndeshja e 96 për Robben me fanelën e Holandës,ndërkohë që ai shkoi në kuotën e 37 golave duke barazuar një tjetër emër të njohur të futbollit të këtij vendi, Dennis Bergkamp.
Një karrierë 14 vjecare ajo e Robben me përfaqësuesen holandeze, aventurën me të cilën e nisi në 30 prill të 2003 në ndeshjen miqësore ndaj Portugalisë dhe në 2015 iu dha statusi i kapitenit të skuadrës në vend të Robin Van persie. Arjen Robben është një futbollist që ka qenë gjithnjë protagonist në arenën evropiane e botërore dhe këtë e tregon fakti që ai ka marrë pjesë në 3 evropianë dhe 3 edicione të Kupës së Botës. Rezultatet më të mira të ij janë finalja e Botërotrit 2010 ku Holanda humbi ndaj Spanjës dhe vendi i tretë në botërorin e Brazilit në 2014.
Sfidanti.al