Shaqiri ka humbur magjinë dhe besimin tek Stok Siti

Xherdan Shaqiri pritet të mungoj edhe në ndeshjen ndaj Middlesbrough, momment aspak i mirë.

Xherdan Shaqiri nuk pritet të jetë pjesë e Stoke Cityt as në ndeshjen ndaj Middlesbrough, e cila zhvillohet nga ora 16:00.

“Ne nuk e kemi në dispozicion Shaqirin”, ka deklaruar trajneri i Stoke City, Mark Hughes, përcjell Express.

“Ai akoma nuk është stërvitur me ekipin, edhe pse është paraparë që të na bashkohet, por ne mendojmë se ai ende nuk është gati për lojë”, ka theksuar ai.

Ylli kosovar nuk ka qenë pjesë e Stokes në ndeshjet e fundit për shkak të dëmtimit.