Sançezi para nënshkrimit të kontratës me një klub të ri?

Aleksis Sançezi, gjatë këtij viti, ka shënuar për Arsenalin 26 gola në të gjithë konkurrimet, ndërsa pritet që, në fund të këtij sezoni, ai të largohet për ndonjë ekip tjetër, mbas skadimit të kontratës me këtë klub. Sidoqoftë, ai ende nuk ka vendosur lidhur me asnjë ofertë që spekulohet se ai ka marrë gjatë kohëve të fundit.

Ka pasur spekulime se këtë lojtar të shkëlqyer e kanë kërkuar ekipe gjigantë të tillë, si Celsi, PSZH ose Mançester Siti, por ka lajme se ai është pranë kalimit edhe te Bajerni i Mynihut që thuhet se ka epërsi para klubeve të tjerë për të siguruar shërbimet e Sançezit, duke pasur parasysh kushtet që ofron ky klub gjerman. Por, sidoqoftë, gjthçka është në dorë të Arsenalit, ku Sançezi erdhi para tre vitesh nga Barcelona, pasi për të u paguan 36 milionë sterlina.

Sfidanti.al