Manchester City pa tituj, Guardiola tregohet i sinqertë: Te Barcelona apo Bayern do të isha shkarkuar

Manchester City do të mbyllë këtë sezon pa tituj të fituar dhe ky është një dështim total për trajnerin Pep Guardiola. Në një intervistë për të përditshmen spanjolle ‘Marca’, tekniku 46 vjecar u tregua i sinqertë duke e pranuar këtë dështim të tij. ‘Pritshmëritë ishin shumë të larta për shkak të sukseseve të mia në të kaluarën-tha Guardiola-me këtë situatë, po të isha në një klub si Barcelona apo Bayerni i Mynihut do të isha shkarkuar nga detyra. Janë klube, që po nuk fitove brenda 6 muajve, të japin duart. Kurse te Manchester City po më japin një shans të dytë dhe do të mundohem që ta shfrytëzoj në maksimum’.

sfidanti.al