Dy gola nga Aleksis Sançez bënë që Arsenali të mbetet me shpresë për të shkuar në Champions, në Premier Ligën angleze. Suksesi 2-0 ndaj Sandërlendit bëri që “topçinjtë” të kenë tani 72 pikë ndaj 73 të Liverpulit, ndërsa mbetet edhe një javë deri në përfundim të kampionatit. Sulmuesi nga Kili u tregua në formë të madhe, si në takimet e fundit, duke shpëtuar skuadrën nga një barazim i padëshirueshëm, në minutat 72 e 81. Mediat britanike shkruajnë se Mançester Junajtid mund të jetë kandidat i fortë për ta blerë kartonin e ish-lojtarit të Barcelonës, me Rajan Gigsin që ka theksuar se “Sançez mund t’i bëjë shumë punë, Junajtidit”.
Sfidanti.al